Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Analiza/ Qëndrimi i lëkundshëm i Trumpit për bisedime me Iranin shkakton hutim në Teheran
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën se nuk po zhvillon bisedime me Iranin, duke e ndryshuar shpejt qëndrimin e javës së kaluar kur kishte pohuar se bisedimet me Teheranin do të zhvilloheshin shumë shpejt, pavarësisht se Irani kishte hedhur poshtë këtë. Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi të hënën se ai “nuk po i ofron Iranit asgjë… dhe as nuk po flas me ta prej kur ia shkatërruam plotësisht centralet e tyre bërthamore”. Shtetet e Bashkuara i bombarduan tri objekte kyçe bërthamore të Iranit më 22 qershor, përfshirë edhe objektin...