Analiza / Nga BE-ja, tek Vatikani! Si po i vihen të gjithë kundër Izraelit

Analiza / Nga BE-ja, tek Vatikani! Si po i vihen të gjithë kundër Izraelit

Dje 58 ish-ambasadorë të BE-së dënuan “veprimet çnjerëzore të përditshme të Izraelit ndaj popullit palestinez në Gaza”, duke i kërkuar Brukselit të ndërmarrë veprime. Komisioni Evropian reagoi menjëherë. Propozoi pezullimin e pjesshëm të aksesit të Izraelit në programin Horizon dhe fondet për kërkimin shkencor. Ndërkohë, Holanda u shpreh e gatshme për “masa tregtare” kundër shtetit hebre. Më parë, 35 diplomatë të lartë italianë në pension i kishin dërguar një letër të hapur kryeministres Meloni, duke kërkuar njohjen e shtetit palestinez. Me këtë qëllim, dje nisi një konferencë treditore në OKB, e drejtuar nga Franca dhe Arabia Saudite (partner kyç i...