Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Analiza e REL: A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?
👁4917
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç KOSOVË- Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian porositi këtë javë se “tani është koha për riangazhim” nga Kosova dhe Serbia në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Porosia e Kaja Kallasit, me paralajmërimin se dialogu është domosdoshmëri që ato të ecin drejt integrimit evropian, u dha në prag të vizitës së saj në kryeqytetet e dy vendeve, të mërkurën dhe të enjten. Më vonë, në Beograd, ajo tha se planifikon të ftojë në Bruksel "sa më parë të jetë e mundur" përfaqësues nga të dy vendet "për të diskutuar hapat përpara"...