Analiza e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

Analiza e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

Në një muaj të tmerrshëm për ukrainasit, me dimrin e acartë që po afrohet me shpejtësi, “marrëveshja shumë e madhe dhe e rëndësishme” e Donald Trump për të furnizuar miliona ton naftë nga Rusia nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të keqe. Plani i presidentit amerikan për të hequr sanksionet kundër Moskës në mënyrë që të lejojë importet e naftës ka qenë një goditje e madhe për shumicën e ukrainasve, të cilët po vuajnë sulme të përsëritura nga dronë dhe raketa balistike, ndërsa viktimat civile po rriten. Pyetja për Zelensky është se sa zemërim mund të përballojë ai vërtet të shprehë, vëren Politico, me ish-diplomatin dhe bashkëpunëtorin në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara (RUSI), Tim Willacey-Wilsey, duke vlerësuar se presidenti ukrainas...