Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Analiza e DW: A po largohet qeveria gjermane nga mbrojtja e klimës?
👁13602
Ministrja e Ekonomisë, Reiche, synon të sigurojë energjinë e nevojshme me termocentrale dhe gaz, e më pak me pompa ngrohjeje. Aktivistët e klimës po e kritikojnë ashpër këtë qasje. Kur ministrja e Ekonomisë nga CDU Katherina Reiche mori detyrën nga ish-ministri Robert Habeck dy javë më parë, ajo foli me fjalë të ngrohta për politikanin ekologjist. Kjo ishte një surprizë, sepse Habeck u bë objektiv i sulmeve të ashpra nga kristiandemokratët gjatë fushatës elektorale. Për shembull, kreu i CSU, Markus Söder, shprehej vazhdimisht për “ministrin më të keq të ekonomisë të të gjitha kohërave”. Por Reiche kujtoi, se Habeck arriti...