Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti Faik Basha, i ftuar në “Edicionin Qendror” në ABC News, ka komentuar protestën e zhvilluar sot në Tiranë, duke e cilësuar atë si një përpjekje të forcave ekstremiste për të destabilizuar vendin dhe për të sabotuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Basha u shpreh se në protestën e sotme u vu re një numër më i vogël qytetarësh pjesëmarrës dhe më pak persona të maskuar. Sipas tij, përdorimi i maskave synonte të krijonte perceptimin se siguria publike ishte në rrezik. Analisti përmendi edhe dëmtimin e kamerave të sigurisë, semaforëve dhe goditjen e sistemit financiar, duke theksuar se këto veprime përbënin një rrezik që kërkonte reagim dhe bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Sipas analistit, këto masa kanë ndikuar që shteti shqiptar të hartonte...