“Ana tjetër e Valiasit”, dokumentari për kampin e internimit në Korça Film Fest

“Ana tjetër e Valiasit”, dokumentari për kampin e internimit në Korça Film Fest

Dokumentari “Ana tjetër e Valiasit”, një prodhim i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), u shfaq në Festivalin Korça Film Fest, duke sjellë për publikun historinë e kampit të internimit dhe të punës së detyruar të Valiasit, gjatë regjimit komunist. Përmes dokumenteve arkivore dhe dëshmive të të mbijetuarve, dokumentari, i realizuar nga Rovena Rrozhani dhe Dorian Zanaliu, pasqyron vuajtjet e familjeve të internuara, veçanërisht të grave dhe fëmijëve, të cilët u prekën nga politika e ndëshkimit kolektiv. Gjatë aktivitetit, përfaqësues të AIDSSH-së, studiues, kineastë dhe dëshmitarë të historisë së internimit theksuan rëndësinë e dokumentimit të së kaluarës dhe përcjelljes së kujtesës historike te brezat e rinj. Sipas dokumenteve arkivore, në vitin 1950, në kampin e Valiasit ndodheshin 820 të internuar, prej...