Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Ana
Poezi nga Ajne Iberhysaj Ana – Engjëjt që lufta ua vrau ëndrratDhimbja i ngjan një mjegulle që s’pyet për kufij.Në xhamat e thyer të mëngjesit,ku agu i këndon ditës me rrobë mortore,ajo ecën pa fjalë e heshtur mes shekujve.Në cep të oborrit, sytë më mbetën pezull,ku luhaja priste hijen e saj.Ana luante me fluturat.Muret dëgjuan e panë, por duar nuk patën.Lulet ranë në tokë si të pashpirta,dhe bilbilit iu këput kënga.Anaaa, çika ime! … një copë diell u vra!Thirrja copëtoi qiellin pash më pash.Thirrjet u bënë shungullimë lutjesh,nën të, dheu u përmbys.Në qiell… askush s’e ndjeu.Një kor i zi korbash...