Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Amza (Regjistri) e Shkollës Arbërore të Venedikut i vitive 1442-1780 është një burim origjinal me një vëllim prej 132 fletësh
Jahja Drancolli Nga historia e shkollave tona të moçme: Amza (Regjistri) e Shkollës Arbërore të Venedikut i vitive 1442-1780 është një burim origjinal me një vëllim prej 132 fletësh, i cili gjendet në Archivio di Stato di Venezia (Arkivi Shtetëror i Venedikut). Një kopje e paplotë ruhet sot në Bibliotekën Kombëtare Marciana po ashtu në Venedik! Dihet se marrëdhëniet arbërore-venedikase janë të njohur të paktën që në shekullin XI. Prej kësaj kohe dhe veçanërisht nga fillimi i shekullit XIV, Republika e Venedikut, duke pasur një fuqi shtetërore, ekonomike dhe duke zotëruar pothuajse të gjithë bregdetin lindor të Adriatikut dhe pjesën më të madhe të ishujve bizantinë, duke përfshirë disa qytete bregdetare të Arbërisë, qendra e saj ishte bërë jo vetëm një vendtakim për shumë emigrantë,...