Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
AMP ndalon Komisarin në Elbasan! Jepte fajde për persona të ndryshëm dhe me kanosje kërkonte shuma më të mëdha
Një tjetër rast abuzimi me detyrën është zbuluar në radhët e policisë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar Nënkomisarin Edison Pema, i cili shërbente në Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan. Ai akuzohet se jepte fajde për persona të ndryshëm dhe, përmes kanosjes apo dhunës, i detyronte të kthenin shuma të mëdha parash. Operacioni “Last Rent” u zhvillua në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit. Njoftimi i policisë: Në kuadër të operacionit “Last rent” zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Elbasan,...