Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
AMP kontrolle në Kapshticë, gjendet një sasi droge e fshehur në makinë
👁13154
AMP në bashkëpunim me pikën kufitare të Kapshticës po kryejnë kontrolle të përbashkëta mbi analizën e riskut. Momentalisht, në doganë janë duke u kryer kontrollet policore në mjete, ndërsa mësohet se në një mjet është konstatuar një sasi droge. Momentalisht nuk ka të arrestuar, por të shoqëruar, të cilët do të merren në pyetje për zbardhjen e mëtejshme të rastit. Ndërkohë vijojnë kontrollet dhe pritet që të ketë njoftim zyrtar nga policia kufitare. Top Channel