Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
AMP aksion në Kapshticë! Kapet reth 6 kg heroinë, dyshohet për disa të arrestuar
👁6936
FOTO ILUSTRUESE KAPSHTICË-Një aksion i befasishëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) rajoni Elbasan-Korçë është zhvilluar paraditen e sotme në pikën doganore të Kapshticës, ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike dhe janë ndaluar disa persona nën dyshimin për përfshirje në veprimtari kriminale. Sipas burimeve janë sekuestruar rreth 6 kg heroinë, ndërsa ka dyshime për përfshirje të efektivëve të Policisë së Shtetit apo të strukturave të doganës në Kapshticë, të cilët dyshohet se kanë lehtësuar hyrjen ose daljen e drogës. Raportohet se droga është gjetur brenda një automjeti duke dalë në kufi.