Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Amorim: Ky s’është vendi ku Manchester United duhet të jetë, e di çfarë duhet për të dalë nga kriza
Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, beson se e di çfarë i duhet skuadrës së tij për të qenë shumë më mire në renditje. “Djajtë e kuq” janë në vendin e 16-të në Premier League, një pozicion që ai e ka quajtur “të papranueshëm”. “Unë jam përgjegjës. Është e vështirë të gjesh një fjalë tjetër. Jam shumë i turpëruar që në 25 ndeshje që jam këtu si trajner kemi fituar gjashtë. Diçka nuk është në rregull në mënyrën se si po luajmë futboll”, tha Amorim. “Ndonjëherë nuk ka të bëjë me mënyrën se si luajmë taktikisht dhe teknikisht. Është mënyra se si përballemi me konkurrencën dhe mënyra se si vuajmë, mënyra se si inatosemi sepse po humbasim dhe mënyra se si mbrojmë avantazhin”, shtoi portugezi....