AMF forcon kriteret e deklarimit për aksionarët dhe përfituesit fundorë të institucioneve financiare

AMF forcon kriteret e deklarimit për aksionarët dhe përfituesit fundorë të institucioneve financiare

Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi në fund të muajit korrik disa ndryshime në kuadrin rregullator që lidhet me dokumentacionin e kërkuar në lidhje me aksionarët dhe burimet e kapitalit të subjekteve të mbikëqyrura.Në tërësi, ndryshimet rregullatore tentojnë të forcojnë kërkesat e lidhura me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Ndryshime të ngjashme në kuadrin rregullator ka miratuar në vitet e fundit edhe Banka e Shqipërisë.Në rregulloren “Për procedurat dhe mënyrën e depozitimit të informacionit dhe dokumentacionit në lidhje me burimin e kapitalit për aksionarët e shoqërisë së sigurimit” është vendosur përcaktimi se çdo vit, brenda muajit janar, shoqëria e sigurimit duhet të depozitojë në AMF çdo ndryshim të aksionarit të fundit përfitues, pavarësisht kuotave që zotëron në shoqëri. Me...