Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Amerikani që vrau babanë e tij dhe tregoi kokën në YouTube dënohet me burgim të përjetshëm
Një burrë nga Pensilvania, i cili qëlloi për vdekje të atin, një punonjës federal dhe pasi i preu kokën e tregoi në një video online ku bënte thirrje për ekzekutimin e punonjësve të tjerë qeveritarë, është dënuar me burgim të përjetshëm. Justin Monn, 33 vjeç, u dënua të premten pas një gjyqi pesë-ditor. Ai u shpall fajtor për akuza për vrasje dhe terrorizëm. Është hera e parë që dikush në Pensilvani dënohet sipas ligjit të shtetit për terrorizmin. Vendimtare për dënimin ishte një video 15-minutëshe e postuar në YouTube pas vrasjes së 68-vjeçarit Michael Monn, i cili punonte për Korpusin...