Amerikanët votojnë sot në zgjedhjet e mesmandatit, në lojë kontrolli i Kongresit

Amerikanët votojnë sot në zgjedhjet e mesmandatit, në lojë kontrolli i Kongresit

Qytetarët amerikanë do t’u drejtohen sot (3 nëntor) kutive të votimit për zgjedhjet e mesit të mandatit, të cilat do të përcaktojnë balancat politike në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe ndikimin e Presidentit Donald Trump në pjesën e mbetur të mandatit të tij. Në këto zgjedhje do të votohet për të 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa në Senat do të jenë në garë 35 nga 100 vendet. Rezultati do të përcaktojë nëse republikanët do të ruajnë kontrollin e Kongresit apo demokratët do të arrijnë të marrin shumicën. Në orët e fundit të fushatës, kandidatët demokratë kanë intensifikuar përpjekjet për të fituar mbështetjen e votuesve në disa shtete ku garat konsiderohen veçanërisht konkurruese. Në Kansas, kandidati demokrat për Senat, Adam Hamilton, u zotua...