Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Amerikanët festojnë ditën e Pavarësisë, 249 vjet nga shkëputja e 13 kolonive nga Anglia
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot shpalljen së pavarësisë. 249 vite më parë më 4 korrik 1776, u ratifikua deklarata e Pavarësisë, një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar shpallën pavarësinë. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787, përshkruan më pas bazën dhe strukturën e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë. 4 korriku është i njohur në të gjithë vendin si dita e fishekzjarrëve. Mijëra komunitete anembanë vendit organizojnë shfaqje shumëngjyrëshe fishekzjarrësh dhe festa familjare. Ndërsa miliona...