Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Amerika vlerëson zgjedhjet e 11 Majit: Urime popullit shqiptar, presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë
👁12185
Pas liderëve të Europës që erdhën në Tiranë dhe uruan kryeministrin Edi Rama, edhe Amerika vlerëson zgjedhjet e 11 Majit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, këtë të martë ka uruar Shqipërinë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, ambasada e SHBA-ve shkruan se mezi pret që të vijojë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë. ”Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, ka shkruar ambasada e SHBA-së në një postim në rrjetet sociale.