‘Ambulancat e Tiranës po përdoren për blerje votash’, Këlliçi: SPAK të veprojë

‘Ambulancat e Tiranës po përdoren për blerje votash’, Këlliçi: SPAK të veprojë

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka bërë një denoncim të fortë publik, duke akuzuar qeverinë dhe strukturat shtetërore për përfshirje direkte në blerjen e votave në prag të zgjedhjeve. Në një deklaratë për shtyp, Këlliçi theksoi se ambulancat e spitaleve publike të Tiranës do të përdoren sonte si mjete për shpërndarje parash, në funksion të fushatës elektorale të Partisë Socialiste. Sipas tij, bëhet fjalë për një përdorim të strukturuar të sistemit shëndetësor, duke përfshirë “patronazhistët e Edi Ramës” dhe drejtues të spitaleve, të cilët – sipas Këlliçit – do të përdorin ambulancat si “bankomate” për të...
Burimi: Sot.com.al