Ambientalisti Sazan Guri lëndohet me plumb gome, shtrihet në tokë
Ambientalisti Sazan Guri ka mbetur i lënduar gjatë protestës së zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë. Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, Guri shihet i shtrirë në tokë, ndërsa disa të rinj i japin ndihmën e parë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ambientalisti është goditur me plumb gome gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë. Megjithatë, rrethanat e sakta të incidentit dhe shkaku i dëmtimit të tij mbeten për t’u konfirmuar. Protesta është shoqëruar me tensione të forta, hedhje gurësh dhe përplasje në disa zona të kryeqytetit. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion në përpjekje për të shpërndarë protestuesit, ndërsa raportohet edhe për përdorimin e plumbave të gomës. Deri në një konfirmim zyrtar, mbetet e paqartë se si është lënduar Sazan...
Burimi:
ntv.al