Ambasadorja zvicerane: Mbetemi partnerë strategjikë të Shqipërisë në zhvillim dhe integrim

Ambasadorja zvicerane: Mbetemi partnerë strategjikë të Shqipërisë në zhvillim dhe integrim

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, ka kryer sot një vizite në Lin të Pogradecit. Në një deklaratë për mediet, ambasadorja vlerësoi bashkëpunimin mes ekspertëve zviceranë dhe atyre shqiptarë në fushën e arkeologjisë. Ajo theksoi rëndësinë e këtij partneriteti në zbulimin dhe ruajtjen e historisë së liqenit të Ohrit. ““Për ne si ambasadë e Zvicrës në Shqipëri, është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i ekspertëve të arkeologjisë nga universiteti i Bern me arkeologë të Shqipërisë, me një bashkëpunim që po zhvillohet tashmë prej disa vitesh. Kanë bërë shumë zbulime të rëndësishme për historinë e vjetër të këtij liqeni të vjetër...
Burimi: Javanews.al