Ambasadorja greke në COD, diskutohet mbi luftën kundër stereotipave në diplomaci dhe shoqëri

Ambasadorja greke në COD, diskutohet mbi luftën kundër stereotipave në diplomaci dhe shoqëri

24 September, 2026 - 17:13 Roli i kulturës dhe diplomacisë në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe tejkalimin e stereotipave ishte në qendër të takimit “Diplomacia dhe Kultura – Greqia”, organizuar nga COD, ku e ftuar ishte ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Elina Komini. Takimi u përqendrua te bashkëpunimi i vazhdueshëm mes Greqisë dhe Shqipërisë në fushën e diplomacisë kulturore, si dhe te rëndësia e dialogut dhe shkëmbimeve për forcimin e mirëkuptimit mes dy vendeve. Në një bisedë të dedikuar “Luftës kundër stereotipave”, ambasadorja Komini ndau reflektime personale mbi stereotipat gjinorë në diplomaci dhe në shoqëri. Ajo theksoi se paragjykimet mund të prekin si gratë, ashtu edhe burrat, duke nënvizuar rëndësinë e përballjes me to dhe të moslejimit që stereotipat të përcaktojnë rrugëtimin personal apo profesional....