Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Franca e mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo është konfirmuar edhe njëherë nga ambasadorja franceze në Shqipëri, Catherine Suard. “Franca e mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kjo është thënë edhe nga presidenti Macron gjatë vizitave të tij në Shqipëri dhe integrimi europian kalon jo vetëm përmes kulturës, por edhe zhvillimit të territoreve, projekteve të bashkëpunimit territorial, zhvillimit të qëndrueshëm”, tha ambasadorja. Ajo i bëri komentet gjatë një vizite në qytetin e Korçës, ku u takua me kryebashkiakun Sotiraq Filo. Bashkë me të ishte edhe kryebashkiaku i Chambery në Francë, Thierry Repentin, i cili ka qenë...