Ambasadori italian nga Korça: Po ndjekim me vëmendje protestat, respektojmë zhvillimet

Ambasadori italian nga Korça: Po ndjekim me vëmendje protestat, respektojmë zhvillimet

Ambasadori italian, Marco Alberti, nga Korça ka komentuar protestat që po mbahen në Tiranë, ndërsa skandale të shumta kanë mbërthyer qeverinë e Edi Ramës. I pyetur nga gazetarët, ambasadori tha se po i ndjekin me vëmendje protestat, duke shtuar se respekton zhvillimet që po ndodhin. “Atëherë ne i ndjekim me vëmendje protestat. Sigurisht që nuk i përket, nuk është detyrë e një ambasadori që përfaqëson një shtet të caktuar, të shprehet apo të prononcohet për këtë. Ne jemi duke e ndjekur situatën dhe respektojmë çfarë ndodh.” I pyetur në lidhje me ish drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni dhe përfshirjen e saj me personazhe të botës së krimit, ambasadori zgjodhi të  mos komentojë. “Atëherë unë nuk mund t’ju jap asnjë përgjigje lidhur me këtë sepse ne...