Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ambasadori italian, Alberti: Shqipëria shumë pranë BE, do të punojmë ngushtë me qeverinë e re
”Shqipëria është shumë pranë anëtarësimit në BE”,-thotë ambasadori italian në Tiranë, Marco Alberti. Për të Shqipëria duhet të zgjedhë Europën, pasi ajo është zgjedhja e duhur. Për ambasadorin edhe Bashkimit Europian i intereson që të fusë në “familje” Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ndërsa theksoi edhe njëherë se Italia është krah vendit tonë në këtë rrugëtim. ”Shqipëria po vijon me shpejtësi në procesin e reformave, gjithashtu negociatat janë hapur dhe tashmë më shumë se kurrë Shqipëria ndodhet shumë pranë hapit përfundimtar, anëtarësimit në BE. Besoj se kemi edhe përgjegjësi nga ana e BE, interes për të pasur...