Ambasadori i ri amerikan mbërrin në Tiranë! A është Berisha në listën e të ftuarve në pritjen e 2 Tetorit
Ambasadori i ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, pritet të mbërrijë në Tiranë në fund të javës së ardhshme, ndërsa pritja diplomatike për prezantimin e tij është parashikuar më 2 tetor. Ambasada e SHBA në Tiranë ka nisur shpërndarjen e ftesave për aktivitetin, i cili pritet të jetë edhe kontakti i parë i gjerë publik i Wendt me përfaqësues të politikës, institucioneve, biznesit dhe jetës publike shqiptare. Por lista e të ftuarve ka edhe një pikëpyetje politike: A është ftuar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha? Nuk ka ende një informacion publik nëse kryetari i Partisë Demokratike është përfshirë në listën e pritjes së 2 tetorit. Çështja merr një peshë tjetër pas udhëtimit që Berisha zhvilloi në Shtetet e Bashkuara në shtator, ku mori pjesë...
Burimi:
gijotina.com