Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ambasadori i OSBE-së në Pogradec, takim me Këshillin e Lartë Gjyqësor: Hapje zyrash informimi në çdo gjykatë
Ambasadori i OSBE, Michel Tarran, ka zhvilluar një takim me Këshillin e Lartë Gjyqësor në Pogradec. Ai ka deklaruar se do të ketë një program të ri që do të parashikojë hapjen e zyrave të informimit në çdo gjykatë. Tarran ndër të tjera theksoi se ka shumë punë për të promovuar Pogradecin për vizitorët e huaj, por jo vetëm. “Erdha në Pogradec për një takim me Këshillin e Lartë Gjyqësor. Programi i ri parashikon hapjen e zyrave të informimit ne çdo gjykatë, çfarë do të garantojë transparencën me publikun. Është hera e parë që vizitoj Pogradecin. Në takimin me kryetarin e bashkisë kemi folur për...