Ambasada gjermane: S’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë

Ambasada gjermane: S’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë

Kosova E Mërkurë, 16 Korrik 2025 15:53 Ambasada e Gjermanisë në Kosovë tha se nuk ka informacione për ndonjë përshkallëzim ushtarak të situatës mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo i bëri komentet në pyetjen e Radios Evropa e Lirë nëse është në dijeni për ndonjë kërcënim të tillë që ka ekzistuar së voni. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha javën e kaluar se presidenti amerikan, Donald Trump, e ka parandaluar mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë, duke theksuar se bëhet fjalë “për zhvillime shumë, shumë të vona”. Deklarata e saj nxiti reagimin e të dërguarit të Trumpit për misione speciale, Richard Grenell, i cili e akuzoi atë për manipulim të fjalëve të presidentit. “Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel...