Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ambasada gjermane i përgjigjet Serbisë: Thirrjet për uljen e tensioneve me Kosovën duhet të vlejnë për të gjithë njëlloj
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, i ka kërkuar Serbisë të bëjë më shumë në uljen e tensioneve me Kosovën në vend se vetëm të bëjë thirrje për ndaljen e veprimeve e Prishtinës, duke thënë se thirrjet duhet të vlejnë për të dyja palët njëlloj. Në një reagim të mërkurën, Ambasada gjermane tha se e mori parasysh letrën e fundit të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, i cili kërkoi nga Perëndimi t’i ndalë “veprimet përshkallëzuese të Prishtinës” lidhur me ndërtimin e planifikuar të dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Petkoviq e akuzoi kryeministrin...