Ambasada e SHBA në Tiranë jep alarmin: Kujdes nga mashtruesit e vizave!
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përsëritur paralajmërimin për mashtrimet me vizat amerikane, duke u bërë thirrje qytetarëve të mos besojnë individë apo agjenci që premtojnë sigurimin e vizës kundrejt pagesave. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se asnjë person i tretë nuk mund të garantojë miratimin e një vize apo të ndikojë në vendimmarrjen e autoriteteve konsullore. Sipas saj, ofertat që premtojnë rezultate të sigurta shpesh synojnë të përfitojnë financiarisht nga aplikantët. Në mesazhin e saj, selia diplomatike u kërkon qytetarëve të raportojnë çdo rast të dyshuar mashtrimi ose keqpërdorimi që lidhet me procesin e vizave amerikane. “Raporto Mashtrimin me Visa”, është thirrja e ambasadës, e cila thekson se Departamenti Amerikan i Shtetit i trajton me seriozitet të gjitha pretendimet...
Burimi:
ntv.al