Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Nga emigrimi masiv përfitojnë trafikantët
👁12805
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka deklaruar se duan të parandalojnë emigrimin masiv, pasi shërben si shtysë për trafikimin e qenieve njerëzore. Përmes një mesazhi të publikuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë, Rubio ka deklaruar se në shumë raste, emigrimi masiv është i barabartë me trafikimin e individëve. “Ne duam të parandalojmë emigrimin masiv sepse ai i jep shtysë trafikimit të qenieve njerëzore. Në shumë raste, emigrimi masiv është trafikim i qenieve njerëzore. Nuk ka asgjë humanitare, asgjë të dhembshur në emigrimin masiv. Të vetmit njerëz që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët”, thotë Sekretari i Shtetit Marco...