Ambasada e SHBA: Mbi 200 efektivë të zbatimit të ligjit u certifikuan gjatë vitit 2026
Më shumë se 200 profesionistë të zbatimit të ligjit në Shqipëri janë certifikuar gjatë vitit 2026 pas përfundimit të trajnimeve të specializuara për hetimin e krimeve, një program që synon forcimin e kapaciteteve hetimore dhe rritjen e standardeve profesionale në punën e policisë. Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, e cila përshëndeti specialistët e krimit të Policisë së Shtetit që përfunduan me sukses Kursin për Hetimin e Krimeve, Niveli 1, në Akademinë e Sigurisë. Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada amerikane theksoi rëndësinë e formimit profesional në procesin hetimor. “Çdo hetim i mirëfilltë nis nga bazat: të bësh pyetjet e duhura, të shqyrtosh provat dhe të ndjekësh faktet”, thuhet në mesazhin e Ambasadës së SHBA-së. Sipas saj,...
Burimi:
javanews.al