Ambasada e Argjentinës në Izrael zhvendoset në Jerusalem

Ambasada e Argjentinës në Izrael zhvendoset në Jerusalem

Presidenti i Argjentinës, Javier Milley njoftoi sot në një fjalim para Knessetit, parlamentit izraelit, se ambasada e vendit të tij në Izrael do të zhvendoset në Jerusalem në vitin 2026. “Jam krenar të njoftoj para jush se në vitin 2026 do të ndodhë transferimi i ambasadës sonë në qytetin e Jerusalemit Perëndimor”, tha ai, duke iu drejtuar parlamentit, ku ishte ftuar të mbante një fjalim me rastin e vizitës së tij të dytë zyrtare në Jerusalem. Ambasada argjentinase aktualisht ndodhet pranë Tel Avivit. Vetëm Shtetet e Bashkuara, Paraguai, Guatemala, Hondurasi, Kosova dhe Papua Guinea e Re kanë ambasada në Jerusalem....
Burimi: Top-Channel.tv