Ambasada Britanike reagon për protestën në Tiranë: Dhuna nuk justifikohet, policia të shmangë forcën joproporcionale

Ambasada Britanike reagon për protestën në Tiranë: Dhuna nuk justifikohet, policia të shmangë forcën joproporcionale

  foto nga ambasada britanike TIRANË- Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar lidhur me protestën në kryeqytet, duke u bërë thirrje palëve të respektojnë të drejtat themelore dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve. Përmes një deklarate, përfaqësia diplomatike vë theksin te e drejta për protestë paqësore dhe liria e shprehjes, të cilat garantohen nga Kushtetuta e Shqipërisë. Ambasada thekson se shprehja e pakënaqësisë përmes protestës nuk mund të përdoret si justifikim për akte dhune apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Në të njëjtën kohë, ajo nënvizon se reagimi i policisë duhet të jetë proporcional dhe të mos cenojë të drejtat e qytetarëve. Në këtë kontekst, përfaqësia britanike u bën apel të gjitha palëve të tregojnë përgjegjësi, të shmangin përshkallëzimin e situatës dhe të...