Ambasada amerikane në Tiranë: SHBA e përkushtuar të mbrojë kufijtë dhe sistemin e imigracionit

Ambasada amerikane në Tiranë: SHBA e përkushtuar të mbrojë kufijtë dhe sistemin e imigracionit

Aktualitet E Martë, 1 Prill 2025 21:21 ”Ndiqni ligjin dhe do të gjeni mundësi. Nëse po mendoni të hyni në mënyrë të paligjshme në Amerikë, do të keni pasoja”. Ky është mesazhi që ka përcjellë në rrjetet sociale ambasada e SHBA në Tiranë. Në postimin e saj, ambasada e SHBA thotë se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të mbrojnë kufijtë tanë dhe tërësinë e sistemit tonë të imigracionit. ”Ata që ndjekin proceset ligjore dhe respektojnë ligjet tona do të gjejnë mundësi”, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA-së.

Burimi: Kohajone.com