Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
AMA marrëveshje me Inspektoriatin Shtetëror të Punës, Krasniqi: Angazhim i përbashkët për zbatimin e ligjit mbi kushtet e punës dhe mbrojtjen e gazetarëve
👁5103
Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, ka nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi me Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Kjo marrëveshje synon forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, për marrjen e masave, me qëllim rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit në sektorin e mediave audiovizive, në funksion të zbatimit të dispozitave ligjore që lidhen me kushtet e punës, mbrojtjen e punëmarrësve në ushtrimin e profesionit të tyre, pagat, sigurimet dhe mirëqenien në punë. Siç ka bërë me dije kryetarja e AMA-s, është përfshirë ndër të tjera në këtë bashkëpunim, edhe organizimi i aktiviteteve informuese dhe ndërgjegjësuese të përbashkëta, edhe me pjesëmarrjen...