Burimi:
Sot.com.al

Altin Dumani takim me prokurorët në Fier, zbardhen detaje nga diskutimi
👁12351
Në kuadër të Marrëveshjes se Bashkëpunimit midis Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në Prokurorinë Fier u zhvillua takimi mes Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe prokurorëve të kësaj prokurorie. Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe koordinimi mes Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë se Juridiksionit të Përgjitshëm Fier, në hetimin e të gjitha ngjarjeve që prekin zgjedhjet e lira e demokratike gjate periudhës zgjedhore, kryesisht në vlerësimin me kujdes të shtuar të informacioneve, kryerjen me cilësi dhe në një kohë sa më të shkurtër të veprimeve të para hetimore, vënien menjëherë...