Altin Dumani: Kemi presion të jashtëm nga krimi i organizuar dhe aktorët politikë, problem çështja e mosekstradimit të shtetasve të kapur në Dubai

Altin Dumani: Kemi presion të jashtëm nga krimi i organizuar dhe aktorët politikë, problem çështja e mosekstradimit të shtetasve të kapur në Dubai

Gjatë raportimit të punës për vitin 2024 në KPL, kreu i SPAK, Altin Dumani, ka renditur problematikat me të cilat hasen prokurorët e posaçëm gjatë punës së tyre. Të parin si problem, Dumani përmendi presionin e jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatikë, i cili sipas tij cenon pavarësinë e tij kushtetuese dhe efektivitetin në hetime. Ndër të tjera, Dumani përmendi edhe çështjen e mosekstradimit të shtetasve shqiptarë të lokalizuar, apo arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Problematikat me të cilat përballet SPAK: Presioni i jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatik,...
Burimi: Lajme.al