“Alo, Mourinho?”, Xhaka dhuron momentin viral  (VIDEO)

“Alo, Mourinho?”, Xhaka dhuron momentin viral (VIDEO)

Granit Xhaka ka shkaktuar të qeshura gjatë një interviste në Sky Sports Football, pasi vendosi të telefonojë drejtpërdrejt Jose Mourinhon gjatë formatit “Player vs Pundit”, ku përballë kishte Jamie Carragher. Xhaka nxori telefonin dhe tentoi të kontaktonte Mourinhon për ndihmë në lojë, por trajneri portugez nuk u përgjigj. Momenti shkaktoi shumë humor në studio dhe u bë viral në rrjetet sociale, me tifozët që nisën të talleshin me Xhakën se “humbi aurën”. Një nga batutat që ra në sy ishte: “Mourinho nuk e hapi sepse mendoi se Graniti po kërkon të transferohet te Real Madridi”. /vizionplus.tv