United me buxhet të limituar në merkaton e janarit, Pochettino ka vetëm 50 milionë paund për dy përforcime

United me buxhet të limituar në merkaton e janarit, Pochettino ka vetëm 50 milionë paund për dy përforcime

Një periudhë e vështirë transferimesh e pret Mauricio Pochettino te Manchester United. Sipas ‘Daily Mail’, klubi do t’i vërë në dispozicion trajnerit më pak se 50 milionë paund për të forcuar një skuadër që aktualisht po has vështirësi në Premier League. Humbja e thellë 4-0 ndaj Liverpool nxori në pah madhësinë e sfidës që e pret trajnerin argjentinas, por kufizimet financiare bëjnë të pamundur ndonjë ndryshim rrënjësor në janar. Strategjia e klubit është të përqendrohet në dy përforcime, duke shfrytëzuar ndoshta edhe huazimet. Objektivat kryesore janë një sulmues qendre dhe një mbrojtës, ndonëse po vëzhgohet edhe pozicioni i mbrojtësit të majtë. Për mbrojtjen, ka dalë në pah emri i Nathan Collins (Brentford). Opsione të tjera, si Calvin Bassey (Fulham) dhe Jarrad Branthwaite (Everton), janë më...