“Nuk është stili ynë të qajmë për dëmtimet, këto janë pasojat e futbollit elitar dhe trajnerët e dinë këtë”

“Nuk është stili ynë të qajmë për dëmtimet, këto janë pasojat e futbollit elitar dhe trajnerët e dinë këtë”

Paris Saint-Germain është tronditur nga lajmi se sulmuesit kryesorë, Desire Doue dhe Khvicha Kvaratskhelia, do të mungojnë në pjesën e mbetur të sezonit për shkak të dëmtimeve të njëjta në gju. Pavarësisht goditjes së rëndë në organikën e ekipit të tij, trajneri Luis Enrique mbetet i vendosur dhe optimist për të ardhmen e klubit, si në Ligue 1 ashtu edhe në Evropë. “Jemi të kënaqur me skuadrën tonë“, tha trajneri spanjoll. Duke folur para ndeshjes së Champions League kundër Roma, trajneri i PSG-së shprehu besimin se skuadra e tij aktuale mund t’i përballojë këto vështirësi. “Nuk kemi nevojë të afrojmë lojtarë në merkaton e transferimeve. Nuk është stili ynë të marrim një lojtar vetëm për gjashtë muaj,” tha Luis Enrique. “Mbi të gjitha, nuk kemi...