Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Alfred Lela justifikon gafat e Berishës: Ka lexuar 1200 faqe, nuk është kaq e jashtëzakonshme!
👁7193
Drejtori i komunikimit në PD, Alfred Lela, ka komentuar lapsuset apo gafat e rënda që po i ndodhin Sali Berishës gjatë transmetimeve live të fushatës elektorale. Në një intervistë në televizionin e familjes Berisha, Lela tha se kjo ndodh për shkak se zoti Berisha, sipas tij, ka lexuar rreth 1200 faqe për çdo pjesë të programit dhe, kur realizon 3-4 takime në ditë, nuk është kaq e jashtëzakonshme të bësh gafa. Në një fushatë pa përballje idesh dhe pa debate për programet, duket qartas se batutat dhe shkëmbimet me epitete në distancë janë e vetmja mënyrë komunikimi.