Alfred Kanini, shkrimtari dhe gazetari që la gjurmë në Radio Tiranë

Alfred Kanini, shkrimtari dhe gazetari që la gjurmë në Radio Tiranë

13 November, 2026 - 20:00 Alfred Mihal Kanini ishte shkrimtar dhe gazetar shqiptar, i cili u shqua për kontributin e tij në gazetari dhe letërsi. I lindur më 10 qershor 1943 në Tiranë, ai kreu studimet për Gjuhë-Letërsi dhe Gazetari në Fakultetin Histori-Filologji, ndërsa karrierën profesionale e nisi në vitin 1967 në Radio Tiranë. Gjatë viteve të punës, Kanini kontribuoi në disa media të njohura, përfshirë gazetën “Zëri i Rinisë”, ku mbuloi faqen letrare dhe u dha hapësirë poetëve e shkrimtarëve të rinj. Më vonë u rikthye në Radio Tiranë, ku për shumë vite drejtoi Redaksinë e Kulturës. Në vitet 1992–1998 ishte drejtor i Departamentit të Kulturës në Televizionin Shqiptar. Krahas gazetarisë, ai zhvilloi edhe krijimtarinë letrare. Debutoi në vitin 1971 me përmbledhjen me tregime...