Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Alexander-Arnold u vërshëllye nga tifozët, reagon Carragher: E papranueshme, ende vesh fanellën e Liverpool-it
👁7965
Një episode, që i ka ndarë tifozët e kuq. Gjatë supersfidës kundër Arsenalit, Trent Alexander-Arnold u fishkëllye nga një pjesë e tifozëve të Liverpool-it, në ndeshjen e tij të parë pas lajmit se nuk do ta rinovojë kontratën, e cila përfundon në fund të këtij sezoni. Mbrojtësi anglez hyri në fushë pas një ore lojë, me rezultatin 2-2, por u prit me fishkëllima të forta nga një pjesë e madhe e “Anfield”, ndonëse shumë të tjerë e duartrokitën në fund si shenjë mirënjohjeje për gjithçka ka dhënë në 20 vite me Liverpool-in. Jamie Carragher, legjenda e Liverpool-it dhe tani opinionist...