Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Aleksandër Stipçeviç – Ilirët janë autoktonë në trojet e Ballkanit Perëndimor
Ditë më parë në moshën 85-vjeçare u nda nga jeta arkeologu, bibliografi, letrari, eseisti, e albanologu Aleksandër Stipçeviç, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, nderuar e dekoruar nga shteti shqiptar me medaljen “Naim Frashëri” dhe me urdhrin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Aleksandri lindi më 10.10.1930, në fshatin Arbanas pranë Zarës në Kroaci, në një familje me origjinë shqiptare, të ardhur rreth 300 vjet më parë, nga një fshat në zonën Ana e Malit në Mal të Zi. Origjina e familjes e rrënjosur thellë në formimin e tij, ishte një nga arsyet që kur ishte student i arkeologjisë në Universitetin e Zagrebit, kishte vendosur të merrej me ilirët, dhe këtë e shpreh qartë në një artikull, në formë interviste të botuar...