Aleks Nikës nuk i thyen këmbën
Nga Ardit Rada Ka diçka thellësisht hipokrite në përpjekjen e Sali Berishës për t’u shfaqur si mbrojtës i protestuesve dhe si predikues i standardeve demokratike përballë dhunës policore. Prej dy ditësh, kreu i PD jo vetëm po përpiqet të kompromentojë protestën në Tiranë, por po përdor si retorikë edhe një ngjarje fatkeqe, që meriton trajtim serioz dhe jo shfrytëzim partiak. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin L.B., i cili pësoi thyerje të këmbës gjatë përplasjes me policinë një natë më parë. Një ngjarje e rëndë, për të cilën pesë efektivë janë pezulluar nga detyra dhe ndodhen nën hetim. Pikërisht kështu duhet të funksionojë shteti ligjor: kur ka dyshime për tejkalim të kompetencave apo ushtrim të paligjshëm të dhunës: Institucionet duhet të veprojnë, përgjegjësit të hetohen dhe drejtësia...
Burimi:
javanews.al