Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aleatët e ekstremit të djathtë thirrje Netanyahut: Jepu fund bisedimeve për armëpushim!
Ministrat izraelitë të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, kanë bërë thirrje që negociatat për armëpushim me Hamasin të përfundojnë, dhe për shkatërrimin total të grupit. Në X, Ben-Gvir shkroi në një postim drejtuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se Hamasi po vazhdonte “ta zhvatte Izraelin dhe të sillte gjithnjë e më shumë lëshime” gjatë bisedimeve. “Vazhdimi në këtë rrugë nuk na çon drejt fitores absolute. Me Hamasin nuk ka nevojë të flasim. Hamasi duhet të shkatërrohet. Asnjë ndihmë humanitare dhe asnjë marrëveshje dorëzimi”, tha ai. Në mënyrë të ngjashme, Smotrich, i cili gjithashtu ia drejtoi mesazhin e tij...