Alda Merini: Kështu duhet të jetë jeta… kështu do të doja të ishte…
“Përralla” nga Alda Merini Është natë.Gratë ia nisin kohës së përdëllesës.Çlodhem para një videoje që, më në fund, është falas dhe që s’flet më për gjëra të cilat çojnë dëm mendjen e meshkujve.Po shoh një film vizatimor me një hare të madhe natyrore, me përralla dhe ndëshkime për të ligjtë.Kështu duhet të jetë jeta,kështu do të doja të ishte.Princi ka puthur Borëbardhën e vet dhe unë e mahnitur shoh veten në krahët e një të riu të hijshëm.Sa e ëmbël puthja e tij dhe sa zotëruese është Borëbardha kur ia merr buzët!Ajo s’është një vashë, është një grua.Dhe princi skuqet kundruall zbulimit të pjekurisë së saj.Mjerisht, filmat e shquar vizatimorë të fëmijërisë, vizatimorët e shquar që jemi ne!Pse vallë njeriu modern duhet të mendojë për...
Burimi:
kultplus.com