Alcaraz triumfon në turneun Masters të Parisit, titulli i 29-të në karrierën e spanjollit
9 Nëntor 2026 8:55 Telesport Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz, aktualisht numri 3 në botë, fitoi të dielën në mbrëmje turneun e fundit Masters të këtij viti, atë të “Rolex Paris Masters”. Në finale, ai mposhti 2-0 (7-6, 7-5) amerikanin Ben Shelton, në një duel të fortë dhe me rivalitet në të dyja setet, të cilat u vendosën në “game” shtesë. Kjo fitore shënon titullin e 29-të në karrierën e Alcaraz, i pesti për vitin 2026, pas fitoreve në “Australian Open”, Doha, Tokio dhe Vjenë. Ky është trofeu i nëntë për spanjollin në turnetë “Masters 1000”. Ai është pretendenti kryesor për finalet e ATP, që nisin së shpejti në Torino, ku luajnë 8 më të mirët.
Burimi:
telesport.al