Albulena Haxhiu nuk zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës, KDI: Mungesë e vullnetit politik për kompromis

Albulena Haxhiu nuk zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës, KDI: Mungesë e vullnetit politik për kompromis

Instituti Demokratik i Kosovës tha se mos votimi i Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit të Kosovës, tregon se ka mungesë të vullnetit politik për kompromis. KDI bën thirrje që të gjithë deputetët të kontribuojnë në mbylljen me sukses të kësaj seance konstituive. “KDI bën thirrje që të gjithë deputetët, pavarësisht përkatësisë politike, të kontribuojnë në mbylljen me sukses të kësaj seance konstituive. Por, theksojmë që përgjegjësia kryesore bie mbi subjektin më të madh në Kuvend, Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka për detyrë të udhëheqë procesin dhe të bëjë gjithçka që kërkohet – përfshirë diskutime dhe kompromise politik – për...
Burimi: Sot.com.al